HISTORIKU
Historiku i Kompanisë
Ujësjellësi
i Mitrovicës për herë të parë ka filluar punën në vitet e 40 –ta të shekullit
të kaluar dhe fillimisht kishte obligim furnizimin me ujë të pijes të rreth
20.000 banorëve. Kapaciteti prodhues asokohe ishte rreth 10l/s, dhe ujin e
papërpunuar e siguronte nga lumi Ibër. Trajtimi bëhej në mënyrë natyrale ku si
filtra përdoreshin shtresat zallore përmes të cilave uji i trajtuar arrinte në
puset e hapura të cilat përdoreshin si rezervuarë të ujit të pijshëm. Në vitin
1983 përfundon ndërtimi i Impiantit për Trajtimin e Ujit në Shipol (ITU) të
Mitrovicës i cili fillimisht funksiononte me një kapacitet prodhimi prej
300l/s. Me rritjen e popullatës rritet edhe kërkesa për ujë të pijes, kështu që
në vitin 1986 Impianti zgjerohet me ç ‘rast rritet kapaciteti i trajtimit të
ujit nga 300l/s në 450l/s. Me atë rast fillon furnizimi me ujë të pijes për
komunat Vushtrri dhe Skenderaj. Në vitin 2011 për herë të parë lëshohet në
funksion Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza (ITUZ), ne Llaushë –
Skenderaj, model ky i pari i këtij lloji në Kosovë me një kapacitet për
trajtimin e ujërave të zeza prej 245m3/h.
Me rritjen e
popullatës dhe zgjerimin e rrjetit të ofrimit të shërbimeve të ujësjellësit,
rritet edhe kërkesa për furnizim me ujë të pijes. Kështu lindi nevoja për zgjerimin
e kapacitetit prodhues të Impiantit në Shipol. Zgjerimi i Impiantit për
Trajtimin e Ujit nga 450 në 700l/s ndodh në vitin 2014 falë donacionit të
Bashkimit Evropian. Ky zgjerim kishte për qëllim sigurimin e furnizimit të
pandërprerë me ujë të pijshëm të konsumatorëve të Regjionit të Mitrovicës
(Skenderaj, Vushtrri Veriu i Mitrovicës dhe Zveçani). Rritja e vazhdueshme e
kërkesave për ujë të pijes ndikon që të rriten kapacitetet prodhuese të ujit,
prandaj në vitin 2016 në fshatin Balincë të Vushtrrisë përfundon ndërtimi i një
Impianti të ri i cili posedon një kapacitet prodhues prej 300l/s, gjë të
mjafton të furnizoj popullatën e Vushtrrisë me ujë të pijes. Sot, Kompania
Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” Sh. A. funksionon si Ndërmarrje Publike e cila
në kuadrin e saj ka rreth 270 punonjës, të ndarë në tri Njësi Punuese
Operative: Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj. Furnizimin me ujë të pijes dhe
mirëmbajtjen e ujërave të zeza e bënë në tërë Regjionin: Mitrovica (J) me
69.866 banorë; Vushtrria me 63.473; Skenderaj me 53.277 banorë; Mitrovicën (V)
me 11.987 banorë dhe Zveçanin me 7.235 banorë. Ndërsa në Veri të Mitrovicës dhe
Zveçan janë të furnizuar me ujë të pijes (me shumice) por nuk mirëmbahet rrjeti
i kanalizimit nga KRUM pasi që nuk ka qasje në atë pjesë.