Objektivat Strategjike

Objektivat Strategjike

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” operon si ndërmarrje e cila është llogaridhënëse tek Bordi i Drejtorëve, në përputhshmëri me principet e qeverisjes korporative. Bordi i Drejtorëve, duke përfshirë Drejtorët Jo-ekzekutiv dhe Drejtorët/Zyrtarët Ekzekutiv, për të gjitha aktivitetet bazë, për një periudhë më afatgjatë (deri në 2025) ka përcaktuar qëllimet kryesore strategjike si në vijim:
  • Mbulueshmëria e plotë e konsumatorëve me ujëmatës (objektiv i caktuar edhe nga ARRU).
  • Zgjerimin e zonës së shërbimit
  • Sigurimi i vëtëqëndrueshmërisë financiare
  • Furnizimi i rregullt dhe i pandërprerë me ujë të pijes për të gjithë konsumatorët
  • Promovimin e relacioneve të mira me konsumatorët dhe publikun në tërësi
  • Krijimin e një ambienti të favorshëm të punës për të gjithë të punësuarit
Ne planifikojmë që qëllimet strategjike afatgjata të lartë-përmendura të i realizojmë duke shfrytëzuar resurset e Kompanisë por dhe përmes mbeshtetjes nga institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe donatorëve aktual por dhe atyre potencial. Kompania ka paraparë përmbushjen dhe arritjen e objektivave strategjike deri në vitin 2025 si vijon:
  • Zvogëlimin e shkallë së ujit të pafaturuar në 41 %
  • Pajisja me ujëmatës e konsumatorëve në shkallën prej 100%
  • Rritjen e shkallës së arkëtimit në 90 %
  • Ngritjen e normës së punës në 1.53
  • Rritjen e efikasitetit të stafit në 5.31

Vizioni

Të kontribuojmë në ngritjen dhe përmirësimin e cilësisë së jetës përmes ngritjes së cilësisë së shërbimit të ujit të pijes dhe mirëmbajtjen dhe trajtimin e ujërave të zeza, drejt arritjes së kënaqësisë të gjithë konsumatorëve tanë.

Misioni

Misioni ynë është që konsumatorëve tanë të tanishëm dhe atyre të ardhëshëm të u ofrojmë shërbime të vazhdueshme dhe cilësore përmes ofrimit të ujit cilësorë të pijes dhe mirëmbajtes së sistemit të ujrërave të zeza dhe trajtimit të tyre, duke pasur gjithmonë në qendër të vemendjes ruajtjen e shëndetit dhe ambientin përreth.

Filozofia jonë

Në qendër të vemendjes kemi konsumatorin dhe besnikërinë e tyre e përfitojmë përmes ofrimit tëshërbimeve cilësore në mënyrën më të mirë të mundëshme, Punonjësit tanë i çmojmë dhe u ndihmojmë në arritjen e potencialit të plot të tyre, Me profesionalizmin tonë mundohemi që çdo veprim ta bëjmë me përsosëshmëri, Ne bëjmë më të mirën e mundëshme për të ndihmuar shoqërinë tonë që vendin ku jetojmë ta bëjmë më të mirë për jetësë punë dhe zhvillim.