TRAJTIMI I UJËRAVE TË ZEZA

Zhvillimi i Projektit për Trajtimin e Ujërave te Zeza në Mitrovicë

Përshkrim i shkurtër i projektit

Zhvillimii Projektit për Trajtimin e Ujërave te Zeza në Mitrovicë është projekt i financuar nga: EBRD, EIB si dhe një grant nga WBIF me një buxhet total prej rreth 40 Milion Euro.  

Të ardhurat e huave do të përdoren për të bashkëfinancuar:

(i) ndërtimin e një Impianti me një kapacitet prej 123,000 banorësh ekuivalent ku do të trajtojë rreth 250 l/s ujëra të ndotura në Mitrovicën e Jugut dhe Vushtrri me lokacion në zonën industriale në rrjedhën e lumenjve (aty ku bashkohen) Ibri dhe Sitnica,

(ii) zëvendësimin, përmirësimin dhe ndërtimin e ri të rrjetit të kanalizimeve urbane dhe kolektorëve në Mitrovicë,

(iii) zëvendësimin, përmirësimin dhe ndërtimin e ri të rrjetit të kanalizimeve urbane dhe rurale në Vushtrri, përfshirë këtu edhe rrjedhjen e kombinuar të kanalizimeve si dhe 12 km kolektor për të lidhur Vushtrrin me Mitrovicën. Në total 50.2 km kolektor do të ndërtohen përgjatë lumenjve Ibër, Llushtë, Sitnicë dhe Trepça, duke parandaluar shkarkimin e ujërave të zeza në këto lumenj dhe
duke përcjellë të gjitha ujërat e zeza në impiantin e trajtimit.

Kapacitetet

Impianti për trajtimin e ujërave të ndotura mekapacitet përreth 123 mijë banorë.

Do të trajtojë rreth 250 l/s ujëra të ndotura.

Do të përfitohet rreth 7.4 t/d llum.

Rreth 95 km instalim irrjetit të ri të kanalizimit.

Përdorimi i Llumit

Mund t’i ndahet bujqëve;

Mund të shfrytëzohet për mbulimin edeponisë së mbeturinave;

Mund të digjet (incinerim) në ITUZ-in e ri në Prishtinë apo edhe të ndertohetnjë CHP ne Mitrovicë (për perfitmin e gasit – energjisë eletrike)

Teknologjia SBR - Përparësitë

Nuk kërkon sipërfaqetë madhe të tokës

Lehtë avancohet përlargimin e nutrientëve ( Ujërave sensitive)

Lehtë mund tëinkorporohen Veriu i Mitrovicës, Zveçani etj.

Aktivitetet e përfunduara

KRUM kathemeluar PIU (Njësinë për Implementimine Projektit) e cila është konfirmuar nga EBRD, ku si pjesë integrale e
projektit janë edhe komunat e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, të cilat kanë deleguar përfaqësusit e tyre 2 nga Mitrovica dhe 1 nga Vushtrria.

Më 11.11.2021 përfunduan negociatat në mes të dy Bankave,dhe Ministrisë së Financave, Punëve dhe Transfereve për marrjen e huasë për projektin e Trajtimit të Ujërave të Zeza në Mitrovicë.

Me datë 30.11.2021, Qeveria e Kosovës aprovon propozimin dhe kërkon nga presidentja dhënien e autorizimit për Ministrinë e Financave për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me dy bankat EBRD, EIB.

Ratifikimi i marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës është bërëmë 11 Maj 2022.

 
Ecuria e projektit

Projekti iITUZ në Mitrovicë ka për qëllim zhvillimin e infrastrukturës së ujit dhe kanalizimeve në rajonin e Mitrovicës. Në kuadër të këtij projekti, planifikohet ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve në Mitrovicë, si dhe ndërtimi i një sistemi të ri të trajtimit të ujërave të zeza, Impianti i Ujërave të zeza.

Është perzgjedhë edhe kompanija konsulente e PIU-së për Prokurim dhe asistencën në zbatim, duke përfshirë përgaditjet e projektit, prokurimit dhe administrimin e kontratave. Projektimi preliminar për WWTP, projektim i detajuar per rrjetin e
kanalizimeve si dhe mbikqyrjen e kontrave te parashikuar te punes. Kontrata ndahet në: 15 muaj – Prokurim,Projektim, Kontratë Paushalle (Lump sum) dhe 24+12 Mbikëqyrja + Periudha e njoftimit të defekteve për 36 muaj. Egjithë kontrata parashikohet të zgjasë 51 muaj.