NJOFTIM Konsumatorë të nderuar, KRU “Mitrovica” është e obliguar që secilit konsumatorë të saj t’i lëshoj faturën mujore për shërbimet e kryera, respektivisht ujin e shpenzuar. Faturimi bazohet në gjendjen e ujëmatësit tuaj i cili ujëmatës duhet të jetë në përputhje me standarde të caktuara të cilësisë së ujëmatësit. Në këtë drejtim Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka përgatitur listën e ujëmatësve të cilët janë në përputhje me standardet e cilësisë së produktit. Prandaj, asnjë ujëmatës i cili është jashtë kësaj liste nuk do të pranohet teknikisht nga ekipet e ujëjsellësit. Listën e ujëmatësve e gjeni në vegzën më poshtë: https://amk.rks-gov.net/Page.aspx?id=1,16,(%20lista%20e%20ujmatsve), tek “Regjistri i mjeteve matëse ligjore në pajtueshmëri me Rregulloren nr. 0662016 të datës 31/03/2023. Te bashkangjitur po ashtu keni listen e ujematesve me karakteristikat e tyre dhe info tjera shtese. Ju lutem qe tani e tutje ta keni parasysh kete standard me rastin e pranimit teknik te ujematesit dhe po ashtu edhe standardet e percaktuara nga ARRU ne lidhje me dimensionet e pusetes ku vendoset ujematesi pasi qe punonjesit tane shpesh kane problem te intervenojne ne puseta per shkak te se puseta nuk i ploteson standardet e cekura me larte. Ju deshiroj pune te mbare!